Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar video nga protesta e sotme në Tiranë e cila është mbajtur në mbështetje të Ukrainës, vend i cili më shumë se një muaj e gjysmë, është pushtuar nga agresori rus.
“Tirana në mbështetje të Ukrainës”, ka shkruar Veliaj në mbishkrimin në Facebook.
Për më shumë shikoni videon më poshtë në të cilën shihen shumë qytetarë, ndër ta edhe fëmijë duke protestuar me flamuj të Ukrainës në duar: