Në rrugën “Tefta Tashko Koço” ndodheshin dy villa të fundit të ndërtimin osman në Tiranë. Njëra sosh ishte shpallë Monument Kulture në 1987, por përkundër kësaj, jo-zyrtarisht mësohet se ata janë shembur për të ndërtuar ndërtesa të reja, informon foldrejt.com.
Dy villat ishin shembulli tipik i shtëpive tradicionale tironse, por tashmë edhe ata nuk ekzistojnë. Njëra shtëpi ishte në pronësi të familjes Toptani, një familje e vjetër dhe me ndikim në historinë shqiptare.
Shpesh me shkatërrimin e shtëpive dhe monumenteve historike, në fakt shkatërrojmë historinë e qytetit dhe i japim formë “betonizimit” të kulturës./Foldrejt.com