Dy të moshuar janë gjetur pa shenja jete në banesën e tyre në Tiranë në zonën e quajtur “Nënstacioni i Selitës”.
Çifti u gjet nga nipi, i cili njoftoi dhe policinë. Sipas informacionit deri tani, dyshohet se burri është vetëvarur, ndërsa gruaja është gjetur pa ndjenja.
Stafi i ambulancës ka konfirmuar se të dy ndërruan jetë.
Në njoftimin e policisë thuhet se ende po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /Telegrafi/