Policia e Tiranës ka parandaluar një ngjarje kriminale që do të kryhej me shpërthim të telekomanduar të lëndës plasëse.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Brothers”, u arrestua një 20-vjeçar dhe u shpall në kërkim vëllai i tij, të cilët dyshohet se do të përdornin minat me telekomandë, shkruan euronews.al, transmeton Klankosova.tv.
Gjatë veprimeve hetimore të kryera në kuadër të procedimit për këtë rast, janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, dy mina me telekomandë, me lëndë eksplozive C4 me peshë 300 gram, të programuara për shpërthim në distancë (të pajisura me aparat celular dhe me kapsolla detonatore), të cilat dyshohet se do të përdoreshin për kryerjen e ngjarjeve të rënda kriminale.
Gjithashtu janë sekuestruar aparati celular i 20-vjeçarit të ndaluar si dhe një përforcues grushti (dorezë metalike).