Departamenti i Policisë së Memfisit ka shpërbërë të ashtuquajturën njësi speciale Scorpion, oficerët e së cilës akuzohen për vrasjen e Tire Nichols.
Scorpion do të thotë “Operacioni i krimeve në rrugë për të rivendosur paqen në lagjet tona”, shkruan BBC, përcjell Fol Drejt.
Njësia është një ekip prej 50 personash i ngarkuar me uljen e niveleve të krimit në zona të veçanta.
Por tani ajo është duke u shfuqizuar pasi oficerët e saj u panë duke rrahur z. Nichols, 29, në videot e 7 janarit.
Në një deklaratë, departamenti tha se “është në interesin më të mirë të të gjithëve që të çaktivizohet përgjithmonë” njësia.
“Ndërsa veprimet e urryera të disave hedhin një re çnderimi mbi titullin Scorpion, është e domosdoshme që ne, Departamenti i Policisë së Memfisit, të ndërmarrim hapa proaktivë në procesin e shërimit për të gjithë të prekurit”, shtoi ai.
Familja e z. Nichols e mirëpriti vendimin në një deklaratë nga avokatët e tyre, duke e quajtur atë “të përshtatshëm dhe proporcional me vdekjen tragjike të Tire Nichols, dhe gjithashtu një vendim të denjë dhe të drejtë për të gjithë qytetarët e Memfisit”./FolDrejt/