Brazili humbi 4-2 në penallti nga Kroacia nënkampione e vitit 2018, pasi ndeshja në stadiumin “Education City” përfundoi pa gola pas 90 minutave dhe 1-1 në kohën shtesë, transmeton Klankosova.tv.
Duke folur më pak se dy orë pas eliminimit të tyre, Tite tha: “Cikli përfundoi dhe unë e thashë këtë një vit e gjysmë më parë dhe e mbaj fjalën time. Ne nuk mund të bëjmë një dramë. Ka profesionistë të tjerë të mëdhenj që mund të më zëvendësojnë. Cikli ka mbaruar”.