Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në zonën e Freskut në Tiranë.
Siç raportojnë mediat shqiptare, vëllai ka qëlluar për vdekje me armë zjarri vëllanë e tij, e më pas ka vrarë veten.
Sipas këtyre raportimeve, V.C, 63-vjeç ka vrarë vëllain e tij, 68 vjeç dhe më pas ka qëlluar veten.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e dorasit. 68 vjeçari kishte shkuar në shtëpinë e vëllait për të pirë kafe, aty ku janë konfliktuar dhe ka ndodhur vrasja.
Ndërkohë po merren në pyetje familjarët e tyre për zbardhjen e ngjarjes.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për sqarimin e rrethanave.