Që kur ishte pa punë, francezi legjendar Zinedine Zidane është lidhur me shumë klube dhe kombëtare.
Pas Paris Saint-Germain , kombëtares franceze, pastaj Brazilit, tani është radha e Juventusit.
Mediat italiane, spanjolle dhe franceze raportojnë se Zinedine Zidane mund të ulet shumë lehtë në stolin e Zonjës së Vjetër të Torinos nga sezoni i ardhshëm.
TMW spanjolle shkruan se praktikisht është një punë e kryer, ndonëse pengesa e madhe është kontrata e Massimiliano Allegrit deri në vitin 2025.
Zinedine Zidane nuk ka pasur punë që nga viti 2021. Pas Realit, ai ndoqi kryesisht vetëm ngjarje sportive si Roland Garros, garën e Formula 1 në Monako apo çmimin e Topit të Artë. Ndoshta ai mund të gjejë një punë të re tani./FolDrejt/