Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se togeri, Driton Hetemi ka përfunduar me suksese të larta Kursin Bazik të Logjistikës në Army Sustainment University të ShBA-së, raporton Fol Drejt.
“Toger Driton HETEMI përfundon me suksese të larta Kursin Bazik të Logjistikës në Army Sustainment University të ShBA-së, duke u shpërblyer me çmimin i Diplomuar Nderi “Honor Graduate” në listën e më të mirëve.”, shkroi Mehaj në Facebook.
Ai tha se toger Hetemi, gjatë këtij kursi tregoi performancë të lartë duke e prezentuar denjësisht Forcën e Sigurisë së Kosovës në mesin e oficerëve pjesëmarrës nga shtete të ndryshme të botës. /FolDrejt/