Toger Mendim Muçiqi ka diplomuar me sukses në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst pas përfundimit të programit njëvjeçar të udhëheqjes së oficerëve të rinj, transmeton Fol Drejt.
Kështu ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, i cili ka falenderuar Mbretërinë e Bashkuar për përkrahjen e vazhdueshme në edukimin e gjeneratave të reja të oficerëve dhe nënoficerëve.
“Toger Mendim Muçiqi diplomon me sukses në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst pas përfundimit të programit njëvjeçar të udhëheqjes së oficerëve të rinj.
Falenderojmë aleatin tonë, Mbretërinë e Bashkuar për përkrahjen e vazhdueshme në edukimin e gjeneratave të reja të oficerëve dhe nënoficerëve në institucione prestigjioze ushtarake si Sandhurst, ndërsa toger Muçiqit i urojmë suksese të mëtutjeshme në karrierën e tij ushtarake dhe në detyrën për shërbim ndaj vendit.”, ka shkruar Mehaj në facebook./FolDrejt/