Zyrtari policor ishte gjykuar dy herë për vepra penale marrje të ryshfetit dhe lajmërim i veprave penale.
Virusi korona ka bërë që shumë qytetar të izolohen nëpër shtëpitë e tyre.
Por, këto këshilla e vendime të qeverisë duket se nuk kanë vlejtur për një zyrtar policor.
Madje zyrtari me inicialet SH.A që ka gradën e togerit pos që nuk ka respektuar rregullat shëndetësore në kohë të epidemisë, kishte shkuar në fshatin Karaqevë, atej ku funksionojnë bizneset e lojërave të fatit.
Me të dal nga ky vend, ai ishte ndaluar nga kolegët e tij polic.
Ata menjëherë kishin informuar Inspektoratin Policor, ndërsa këtë të fundit me të dal në vend të ngjarjes e arrestuan këtë zyrtar.
Por, zyrtari policor në fjalë kishte telashe edhe më herët me ligjin pasi i njëjti ishte gjykuar nga Gjykata Komunale e Gjilanit për dy vepra penale.
Këtë ka konfirmuar përmes përgjigjes me shkrim zëdhënësi i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Sabit Shkodra.
Ndërkohë 63 persona janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit pasi nuk kanë përfillur urdhrat bazuar në vendimet qeveritare lidhur me pandeminë Covid 19.