Në prag të Lojrave Olimpike në Tokio dhe për shkak të pandemisë së koronavirusit, së paku 75 për qind të pjesëmarrësve ose atletëve, do të marrin vaksinën para garave, për të parandaluar zgjërimin e virusit. Lajmi është konfirmuar edhe nga numri një i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, Tomas Bah. Pritet që të gjithë pjesëmarrësit të pranojnë vaksinat që janë donacion nga Biontek dhe Fajzer.