Në qoftë se produkti i pretenduesve është përzgjedhja për prezentimin e më të korruptuarve, demagogëve, “mediokërve pakicë” ( deputetëve) dhe mveshja e tyre me pushtet nga votat e shumicës jokompetente të popullit atëherë cila është alternativa e intelektualëve?
Nga Korab Blakaj
Elita intelektuale ka obligim të udhëheqë shoqërinë , kombin në drejtim të së mirës kolektive, e sidomos në momente vendimtare.
Ajo duhet t’i shërbejë vetëm të vërtetës dhe përspektives kolektive të kombit.
Pretendimi se intelektualët ndihen të përgjegjshem dhe po e kryejnë siç duhët detyrën e tyre është i pasaktë, kjo nënkupton se ata nuk janë të tillë, përkundrazi.
Deshtimi jonë qendron pikërisht se vendi i elitës është i uzurpuar nga ata që pretendojnë për atë që nuk janë dhe që në asnjë mënyrë nuk mund të jenë dhe nuk do të jenë!
Në qoftë se produkti i pretenduesve është përzgjedhja për prezentimin e më të korruptuarve, demagogëve, “mediokërve pakicë” ( deputetëve) dhe mveshja e tyre me pushtet nga votat e shumicës jokompetente të popullit atëherë cila është alternativa e intelektualëve?
Pasi që thirrja univerzale e këtyre pretenduesve, kushtrimi i tyre pra, po del të jetë „ horra të krejt kombit bashkohuni „ dhe rezultatet janë „mahnitëse „- cila duhet të jetë thirrja univerzale e cila shkakton drithërima ndërgjegjeje që intelektualët të organizohen në alternativa progresiste?
Si ka mundësi të hesht elita intelektuale e kombit ndaj cilësisë se deputetëve të parlamenteve tona!? Ato institucione ose duhet të mbushen me burra shteti ose të zhduken sahat e para nga fuqia drejtuese!
A nuk është toleranca e tepruar e intelektualëve ndaj pretenduesve tradhëtia vet!?