Grumbull individësh pa distancë dhe mbrojtje ndaj koronavirusit, ka hasur sot Klan Kosova pranë ambienteve të Kazermës ”Adem Jashari” në hyrje të kryeqytetit.
E gjithë kjo tollovi mësohet të jetë krijuar meqë Ministria e Mbrojtjes e Kosovës, po mban fazën e tretë të testimit për rekrutët e rinjë, atë të intervistimit me gojë.
Në një përgjigjie për Klan Kosovën, lidhur me mbarëvajtjen e procesit në këtë kohë pandemie, ka folur kolonel Sefer Isufi, përcjell FolDrejt.com.
Ai ka thënë se pavarësisht turmës së krijuar, janë ndërmarrë të gjitha masat për mbrojtje ndaj koronavirusit dhe se janë duke u respektuar nga të gjithë.
Megjithatë, pavarësisht kësaj, fotografitë që posedon Klan Kosova duket se dëshmojnë të kundërtën.