Po sikur Tom Cruise të bëhet aktori i parë që xhiron një film në hapësirë?
Një adhurues i madh i emocioneve të forta, ylli 58-vjeçar synon të çojë edhe më tej përvojat e tij në kinema.
Gjithmonë më lart. Pasi ka eksploruar çdo cep të Tokës, heroi i Misionit të Pamundur synon të marrë edhe kupën qiellore.
Projekti duket i çmendur. Megjithatë NASA dhe Elon Musk tashmë kanë konfirmuar informacionin. “Nuk është një projekt abstrakt, ne do ta bëjmë këtë film! Nuk do të flitej për këtë nëse nuk do të kishim zgjidhur tashmë të gjitha historitë e sigurimeve”, theksoi Doug Liman, siç raportohet nga France Info.
Tom Cruise do të niset nën shoqërinë e regjisorit Doug Liman me të cilin ai tashmë ka xhiruar disa filma (Edge of Tomorrow, Barry Seal: American Traffic), brenda një kapsule Space X në mënyrë që të xhirojë një skenë nga filmi i tij i ardhshëm në Stacionin HApësinor NDërkombëtar.
Tom Cruise është një nga aktorët e rrallë të Hollywood-it që realizon shumicën e heroizmave të tij. Për dy dekada, ai e ka demonstruar këtë në të gjithë filmat e sagës “Mision i Pamundur” , për të cilin ai është gati të hidhet me parashutë, ose të ngjitet nga maja e kullës Burj Khalifa në Dubai.