Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, reagon pas depozitimit të kërkesës për regjistrim në KQZ të Tom Doshit, për zgjedhjet e 25 prillit.
Përmes një mesazhi në “Twitter”, ambasadorja Kim zbulon bisedën me kryeministrin Edi Rama lidhur me këtë çështje.
Ambasadorja thekson se kryeministri Rama i ka thënë se e ka përjashtuar Tom Doshin nga Partia Socialiste dhe se ai nuk do të ketë asnjë rol në qeveri.
“Më lejoni t’i jap fund spekulimeve: Kryeministri Edi Rama më kujtoi se ai e kishte përjashtuar personalisht këtë person nga Partia Socialiste. Ai theksoi se ky person nuk do të ketë asnjë rol në asnjë qeveri që ai do të formohet”, shkruan ambasadorja Kim.