Futbollisti i Newcastle, Sandro Tonali ka thënë se largimi nga Milani ishte zgjedhja më e vështirë në karrierën e tij profesionale, raporton Sportklub.
Italiani mbërriti në Newcastle nga Milani për kompensim prej 70 milionë eurosh dhe 10 për qind të shitjes së radhës dhe nënshkroi kontratë me drejtuesit e Magpies deri në qershor të vitit 2028.
“Përshtypjet e mia të para me përfaqësuesit e Newcastle janë pozitive. Ata më donin me çdo kusht. Kam pasur përshtypje të mira edhe para se të udhëtoja atje. Përsa i përket vendimit për t’u larguar nga Milani, ishte zgjedhja ime më e vështirë në karrierën time profesionale. Megjithatë. Më duhej ta merrja atë vendim tani. Milani më priti si djalin e tyre dhe për këtë do të jem mirënjohës për pjesën tjetër të jetës sime, nuk do ta harroj kurrë. Unë i dua të gjithë shokët e mi, ata janë njerëz të artë dhe gjithmonë do t’i mbështes ”, tha Tonali./FolDrejt/