Tonelata të mbeturinave po grumbullohen në portin Muara Angke në kryeqytetin Jakarta të Indonezisë, që është një port peshkimi përgjatë bregut verior të kryeqytetit, raporton Anadolu, transmeton Fol Drejt.
Pamja ajrore tregon se mbeturinat janë grumbulluar prej vitesh në bregdetin e portit Muara Angke.
Sipas të dhënave nga Rishikimi i Popullsisë Botërore, rreth 4,8 deri në 12,7 milionë tonë metrikë mbetje plastike hyjnë në oqeane për çdo vit.
Bazuar në raportin e vitit 2021, Indonezia renditet në vendin e pestë duke kontribuar me 56.333 tonë mbetje detare për çdo vit.