“Lonely Planet” ka prezantur destinacionet e ëndrrave për këtë vit duke shpallur edhe kategorinë e “llogaritësve të mençur”. Top 10 shtetet të cilat janë të vlefshme për t’u vizituar për nga bukuritë që ofron, përkundër çmimeve të volitshme janë: Sllovenia, Ekuadori, Shqipëria, Bangladeshi, Argjentina, Hjuston në SHBA, Maldivet, Great Smoky Mountains në SHBA, Lodz në Poloni, dhe në vendin e parë është vendosur jugu i Niltal, Egjipt.
“Jo çdoherë është e lehtë të gjesh destinacion me çmime të volitshme,” përcjell foldrejt.com.

Artikulli që është botuar thuajse në të gjitha mediat ndërkombëtare, si heute.at, për Shqipërinë, konkretisht shkruan:
“Shqipëria prej kohësh është një vend i quajtur si i fundit për t’u eksploruar në Europë: me çmime të lira, të pazbuluara akoma, me plazhe sensacionale, një histori fascinuese dhe pa masë turistësh si në Greqi në jug dhe Malin e Zi në veri. Vendi ka një kuzhinë të pasur të ushqime të llollojshme dhe të shijshme, përcjell foldrejt.com.
Vendi të ofron edhe qytete arkeologjike si Apollonia dhe Butrinti me një përzierje të kulturave nga Ballkani, mesdheu, italiane dhe dikur bizantine dhe osmane. Shqipëria poashtu të ofron edhe ngjitje magjepsëse në alpet e saj, ku fjetja nëpër fshatrat malorë do ju mbesë gjatë në kujtimet tuaja. Në fund mund të shijoni edhe kryeqytetin dinamik të Tiranës.”/Foldrejt.com