Si çdoherë, në listën më të re të universiteteve më të mira në botë, dominojnë ato nga SHBA-të dhe Britani e Madhe. Por, nuk mungojnë as ato nga Zvicra, Singapori, Japonia, Kina, Gjermania, Brazili apo Koreja e Jugut. Listën mund ta gjeni të plotë më poshtë, informon foldrejt.com.
Sipas, Times Higher Education (THE) për 2019 universitetet më të mira të botës janë si vijon: Universiteti i Oksfordit, universiteti më i vjetër ku flitet gjuha angleze, merr vendin e parë për të tretin vit me radhë. Universiteti i Kembrixhit është në vendin e dytë ndërsa Universiteti i Stanfordit është në vendin e tretë.

Megjithatë, në 10 më të mirat vazhdojnë të mbetet universitetet nga Britania e Madhe dhe SHBA.
Në BE, Gjermania vazhdon të mbizotërojë me tetë universitete në 100 më të mirat, me LMU-n e Mynihut në vend të 32-të.
Franca ka vetëm dy universitete në 100 më të mirët, ndërsa Holanda shtatë. Belgjika është futur në listën e 100 më të mirëve vetëm me një universitet, KU Leuven.