Çdo vit rreth dy milion banorë vizitojnë Mekën dhe Medinën në kuadër të shtyllës së pestë të Islamit – Haxhit. Ata qëndrojnë rreth dy javë dhe për këtë nevojiten vizat në Arabinë Saudite, shkruan foldrejt.com. Shumë shtete ankohen se kërkojnë më shumë haxhinj sesa leja saudiane. Megjithatë, pa hyrë në detaje tjera, numrin më të madh të haxhinjve e përbëjnë: Indonezia me 221 mijë haxhillerë, poashtu edhe vendi më i madh me muslimanë në botë, më pas vijnë Pakistani dhe India me 179 mijë dhe 170 mijë persona respektivisht.
Më pas vijnë Bangladeshi, Egjipti, Irani, Turqia, Nigeria, Algjeria, Marokoja dhe në fund përmbyllet me Arabinë Saudite – vendin nikoqir – me rreth 600 mijë haxhillerë.
Nga vendet tjera të botës haxhillerët përbëjnë rreth 635 mijë./Foldrejt.com