Arsenali thuhet se është i etur për nënshkrimin me sulmuesin e Juventusit, Federico Chiesa, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Raporti shton se trajneri i Topçinjve, Mikel Arteta e ka identifikuar Chiesan si objektivin e tij numër një për të forcuar sulmin dhe synimi i titullit nga Arsenali nën drejtimin e trajnerit spanjoll këtë sezon mund të ndihmojë në joshjen e anësorit për t’u transferuar në Emirates Stadium.
25-vjeçari italian ka shijuar një kohë të shkëlqyer gjatë viteve të fundit me klubin dhe kombëtaren, por është rrënuar nga lëndimet kohët e fundit. /FolDrejt/