The Athletic ka raportuar se sulmuesi i Arsenalit, Folarin Balogun, është në shënjestër të pesë klubeve të ndryshme, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Sulmuesi i ri po shijon një huazim të ëndrrave te Reims dhe Gunners mund ta kenë të vështirë ta mbajnë atë në dritaren e verës.
Raporti sugjeron se AC Milan, Inter Milan, RB Leipzig, Marseille dhe Monaco janë të gjithë në garë për të nënshkruar me sulmuesin. /FolDrejt/