Të paktën një person ka humbur jetën dhe mbi 60 tjerë janë lënduar, pasi dy tornado të ndryshme sot kanë goditur Kinën, bëri të ditur agjencia e lajmeve Sinhua.
Në Wuhan, provincën qendrore Hubei, janë zhdukur gjashtë persona e 41 tjerë janë hospitalizuar – pasi që tornadoja goditi lagjen Caidian, transmeton Telegrafi.
E një tornado tjetër goditi qytetin Sudzou në provincën Diangsu në lindje të Kinës, duke ia marrë jetën një personi dhe lënduar 21 tjerë – ku dy prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Erërat dëmtuan edhe trafot që bëjnë shpërndarjen e energjisë elektrike.