Tottenham është kualifikuar në çerekfinale të EFL Cupës pasi ka mposhtur Chelsean pas ekzekutimit të penalltive.
Ndeshja e rregullt përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.
Blutë kaluan të parët në epërsi me golin e shënuar nga Werner në minutën e 19-të të ndeshjes.
Skuadra e Mourinhos e gjeti barazimin në minutën e 84-të dhe e dërgoi ndeshjen me penallti.
Lojtarët e Tottenham ishin më të saktë nga pika e bardhë ku shënuan pesë kundrejt katër të atyre të Chelseas.
Mount ishte ai që e humbi penalltinë e fundit për skuadrën e Lampard.