Klubi i futbollit Tottenham ka njoftuar se ka shkëputur kontratën me menaxherin aktual italian Antonio Conte.
“Dëshirojmë të njoftojmë se klubi dhe Antonio Conte e kanë ndërprerë bashkëpunimin reciprok. Me Conten arritëm të kualifikoheshim në Champions League në sezonin e parë. E falënderojmë për kontributin e tij dhe i urojmë të gjitha të mirat në të ardhmen.” njoftoi klubi londinez, përcjell Fol Drejt.
Në pjesën e mbetur të sezonit, Tottenham do të drejtohet nga ndihmësi i Contes, Christian Stellini, si dhe Ryan Mason. Stellini drejtoi ekipin kur Conte mungonte gjatë sezonit për shkak të operacionit./FolDrejt/