Drejtuesit e Tottenhamit nuk duan t’ia shesin kapitenin e klubit londinez dhe skuadrës angleze të futbollit, Harry Kane, te rivalët e tyre në Premier League, raporton sot britanikja Times.
Kane (29) ka një kontratë me klubin e Tottenhamit deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm. Ai ende nuk ka arritur marrëveshje me drejtuesit e klubit për vazhdimin e kontratës, por ka deklaruar disa herë më parë se dëshiron të vazhdojë karrierën tek Tottenham.
Dy ditë më parë, Kane i solli fitoren skuadrës së tij ndaj Manchester Cityt (1:0), dhe njëkohësisht u bë golashënuesi më i mirë në historinë e klubit me 267 gola. Ai luajti 416 ndeshje në të gjitha garat për Tottenhamin, transmeton Fol Drejt.