‘Stuhia e Detit të Zi’ fitoi titullin pas barazimit 2-2 me Antalyaspor-in
Trabzonspor fitoi titullin e Superligës Turke në futboll pas barazimit 2-2 me Antalyaspor-in në ndeshjen e javës së 35-të të së shtunës, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Andreas Cornelius shënoi golin e parë në fillim të minutës së tretë dhe pjesa e parë përfundoi 1-0 në stadiumin Medical Park në Trabzon.
Pjesa e dytë filloi me dominim të Antalyaspor-it. Alassane Ndao barazoi rezultatin në minutën e 51-të dhe vetëm pesë minuta më vonë, Fredy ekzekutoi një penallti.
Por portieri i Trabzonsporit, Uğurcan Çakır, e mohoi goditjen e penalltisë dhe qetësoi tifozët e “Stuhisë së Detit të Zi”.
Gjashtë minuta pas kësaj pritjeje jetike, Dorukhan Toköz riktheu në avantazh Trabzonsporin, ndërsa Haji Wright në minutën e 80-të barazoi sërish rezultatin dhe ndeshja përfundoi 2-2.
Tifozët e Trabzonsporit, për të festuar titullin, hynë në fushë para se të binte fishkëllima e fundit, por u nxorën jashtë që ndeshja të përfundonte.
Klubi fitoi titullin e shtatë të ligës në total, dhe të parin që nga viti 1984.
Trofeu i parë i ligës i menaxherit të Trabzonsporit, Abdullah Avcı, është gjithashtu titulli më i hershëm i fituar në një sezon të historisë së Superligës Turke./FolDrejt/