Dy muaj më parë më datën 5 prill, është raportuar një rast në polici për trafikimin e viktimës, femër kosovare, e cila është detyruar të kryejë dhunshëm shërbime seksuale, në Prishitnë.
Nëraportin për ditën e djeshme të Policisë së Kosovës është dhënë detaje mbi progresin e hetimeve mbi rastin, meqë është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin e kryerjes së veprës penale të lartcekur.
I dyshuari është intervistuar, dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /FolDrejt/