Një rast i cilësuar si “Trafikim me njerëz” raportohet që ka ndodhur në Gjilan.
Atje qytetari kosovar ka tentuar të martohet me shtetasen e huaj pa dëshirën e saj. Shtetasja e huaj ka përfunduar në strehimore, kurse i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, pasi përveç këtij rasti, atij i janë gjendur edhe një armë e tre fishekë, përcjell Fol Drejt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka tentuar që pa dëshirën e saj ta marton viktimën femër kosovare me shtetësi të huaj.Viktima është dërguar në strehimore. Nga i dyshuari është konfiskuar një revole me tre fishekë të kalibrit 9 mm. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet nga policia, transmeton Fol Drejt.