Një rast i trafikimit me njerëz është raportuar në qytetin e Mitrovicës. Policia njofton se i dyshuari trafikon dhe shfrytëzon viktimën e mitur femër kosovare.
Në raport bëhet e ditur se viktima femër punonte në kafiterinë e të dyshuarit.
“Mitrovicë shkurt 2022. Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në Mitrovica-Veri, në koordinim me PTH –Pejë, Departamenti për te mitur, sot më datë 07.03.2022 rreth orës 09:20 në qytetin e Mitrovicës ka arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar nën dyshimin e arsyeshëm se i njëjta ka kryer veprën penale ‘trafikimi me njerëz’. Nën autorizimin e Prokurorit të Shtetit, veprimet fillestare hetimore janë ndërmarrë me dyshimin se i dyshuari është i përfshirë në vepër penale pasi paraprakisht përmes rrugëve operative janë siguruar informata se e dyshuari në fjalë me veprime trafikon dhe e shfrytëzon viktimën e mitur femër kosovare. Hetimet intensive ndaj të dyshuarit kanë rezultuar më sigurimin e provave ku e njëjti dyshohet se e ka mbajte viktimën e mitur ne kafiterinë e tij duke e shfrytëzuar për pune të detyruar duke shfrytëzuar pozitën e ndjeshme të viktimës gjatë periudhës kohore shkurte 2022. Me vendim të prokurorisë kompetente i dyshuari është ndaluar 48 ore për procedim te mëtejmë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, përcjell FolDrejt.