Një rast i cilësuar si “Trafikim me njerëz” është paraqitur në stacionin e policisë në Prishtinë.
Pas hetimeve të bëra, i dyshuari për këtë çështje është dërguar në mbajtje, njofton policia, përcjell Fol Drejt.
“Pas zhvillimit te hetimeve nga njësia përkatëse është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se ka kryer veprën penal të lartcekur si dhe është identifikuar viktimë e trafikimit nga i dyshuari i lartcekur. Me vendim te prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./FolDrejt/