Policia e Kosovës, Zjarrfikësit dhe nxënësit e shkollave fillore të Komunës së Prishtinës lirohen nga pagesat e përdorimit të trafikut urban.
Kështu bëhet e ditur në një njoftim të Komunës së Prishtinës, transmeton Fol Drejt.
“Ky vendim u mor në shenjë falënderimi për punonjësit e linjës së parë dhe për të stimuluar përdorimin e transportit publik tek gjeneratat e reja”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, në muajin shkurt është marr vendim për lirimin nga pagesa e udhëtimit edhe të ushtarakëve të FSK-së me transportin urban.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj kishte njoftuar se bashkëpunimi i tyre me Komunën e Prishtinës filloi me vendimin për lirimin nga pagesa e udhëtimit të ushtarakëve të FSK-së me transportin urban.
“Me qëllim të mbështetjes së ushtarakëve të FSK-së dhe lehtësimit në funksionalitetin institucional të FSK-së, kryetari Rama nënshkroi sot vendimin për lirimin nga pagesa e ushtarakëve të FSK-së nga pagesa e udhëtimit me sistemin e transportit urban që menaxhohet nga Komuna e Prishtinës. Me kryetarin Rama, gjithashtu u dakorduam që, pas një analize dhe vlerësimi nga dyja palët, të arrijmë edhe Memorandumin e Bashkëpunimit në fusha tjera të interesit të përbashkët”, kishte shkruar ai./FolDrejt/