Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 35-vjeçar ka sulmuar me armë duke lënë dy fëmijë të vdekur dhe një të moshuar.
Salvatore Ranieri, 74-vjeç u qëllua për vdekje pasi një burrë hapi zjarr në Romë.
Dy fëmijët e plagosur nga të shtënat vdiqën gjithashtu, Daniel, i moshës 10 vjeç dhe David Fusinato, 5 vjeç. Autori është Andrea Pignani, një italian 34-vjeçar me probleme mendore shumë serioze, i konsideruar nga policia si shumë i rrezikshëm.
Në vend pak para mesditës, patrulla të shumta të karabinierëve zhvilluan një operacion të gjerë në të gjithë zonën. Njeriu që qëlloi u gjurmua brenda në një apartament, ku ai u strehua dhe pas rreth tre orësh karabinierët e grupeve speciale të ndërhyrjes së GIS, hynë në apartament, dhe e gjetën atë të pajetë në dhomën e gjumit. Ai qëlloi veten me të njëjtën armë të përdorur për të vrarë fëmijët dhe kalimtarin e moshuar.
Negociatorët e komandës së karabinierëve në Romë ishin jashtë shtëpisë me nënën e 34-vjeçarit, e cila, deri në fund, kërkoi kontakt me djalin e saj në telefon. Ai kurrë nuk u përgjigj, duke shkaktuar kështu dyshime se ai tashmë i kishte marrë jetën vetes dhe për të konfirmuar këtë, rreth orës 15.30, u dëgjua një e shtënë, raporton Alsat M, percjell Foldrejt.com