Dy fëmijë, njëri 13 e tjetri 11 vjeç janë ekzekutuar me të shtëna në kokë, raportojnë mediat gjermane. Në vendin krimit, është gjetur edhe babai i tyre Flamur R. 44 vjeçar, po ashtu i vrarë, transmeton Fol Drejt.
Rreth orës 22 e 53, në një qytet afër Hamburgut, në një familje shqiptare u dëgjua një zhurmë e pazakontë dhe fqinjët e kontaktuan menjëherë policinë.
Gjashtë vetura policie, arritën pas pak çastesh në vendin e ngjarjes, për të zbuluar tragjedinë e vërtetë.
Afër fëmijëve të ekzekutuar, është gjetur edhe babai i tyre, ndërsa nëna Avdije (38 vjeçe), e plagosur rëndë, po ashtu nga një armë zjarri.
“Gjetjet aktuale tregojnë se çfarë ka ndodhur brenda familjes” – citohet të ketë thënë Kryeprokurori Christian Braunwarth.
Bild shkruan se dyshohet që babai kishte tentuar t’i vriste fillimisht anëtarët e familjes, pastaj është vetëvrarë, por kjo ende nuk është konfirmuar./FolDrejt/