Një zjarr i fuqishëm pushtoi qendrën e përkujdesit fëmijëror në Erie të Pensilvanisë, ku si pasojë e kësaj 5 fëmijë vdiqën dhe pronari i qendrës së kujdesit ditor përfundoi në spital, shkruan foldrejt.com.
“Viktimat në qytetin liqenor të Erie i përkasin moshave nga 8 muaj deri në 7 vjet”, tha Shefi Guy Santone nga Departamenti i Zjarrit Erie.
Zjarri u raportuar rreth orës 1:15 të mëngjesit të së dielës, ku përfshiu të gjithë godinën. Shkaku i zjarrit po hetohet dhe ende nuk është i qartë./Foldrejt.com