Mediat në Shqipëri raportojnë se shkaku i një konflikti në mes të dy familjeve, ka rezultuar me tre të vdekur mesditën e sotme në qytezën e vogël të Klosit, transmeton Fol Drejt.
Sipas këtyre raportimeve, babë e bir, Kenado dhe Liri Shira u vranë në mes të Klosit nga plumbat e një pistolete.
Shkaku i konfliktit nuk dihet ende, ndërkaq, i dyshuari kryesor Fiqiri Mjeshtri, në pamundësi për t’i ikur policisë, është vetëvrarë.
Ndërkohë, policia e Klosit ka shoqëruar në ambientet e saj dy persona, mes tyre edhe Besnik Mjeshtri, vëllai i Fiqiri Mjeshtrit.
Ky është raporti i policisë:
“Sot në orën 14:15 minuta në Klos ka ndodhur në ngjarje e rëndë, ku ngelen të vrarë Ilir dhe Kenado Shira. Të plagosur janë Renato dhe Eglantin Hasula. Të plagosurit janë nisur në Tiranë. U bë e mundur kapja e tre personave, Fiqiri, Fatmir dhe Besnik Mjeshtri. Fiqiri Mjeshtri ka ndërruar jetë, është vetëvrarë.”, tha kreu i Policisë së Dibrës, Dhimitraq Ziu.
Ngjarja ka tronditur banorët e Klosit, të cilët kanë vënë duart në kokë pasi kanë parë vrasjen në mes të rrugës së babë e bir.
Burime bëjnë me dije se objektivë të Fiqiri Mjeshtrit nuk kanë qenë Kenado dhe Liri Shira, por Renado dhe Eglantin Hasula.
Mësohet se Fiqiri Mjeshtri ka marrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të tyre duke i lënë të plagosur, ndërkohë që babë e bir, Kenado dhe Liri Shira mbetën të vdekur. 17-vjeçari Kenado Shira vdiq në vendin e ngjarjes, kurse Liri Shira disa minuta më pas në spitalin e Burrelit.