Mediat italiane kanë raportuar se një çift është gjetur i pajetë në banesën e tyre në Via Leopardi në Itali, shkruan Fol Drejt.
Sipas raportimeve, bëhet fjalë për një çift shqiptar.
Ngjarja tragjike ka ndodhur mbrëmjen e se dielës, ndërsa i dyshuari kryesor mbetet nga ish-bashkëshorti i viktimës, me origjinë shqiptare gjithashtu.
Zbulimi i trupave është bërë nga Karabinierët, të lajmëruar nga vajza e gruas, e cila nuk kishte mundur të kontaktonte me nënën e saj që pasdite.
Fillimisht u mendua për një rast vrasje-vetëvrasjeje, por nga hetimet u zbulua se dikush i kishte vrarë.
Pas zbulimit të dy trupave, karabinierët, pasi kanë mbledhur dëshmitë e para të vajzës së gruas, kanë shkuar për të kërkuar ish-bashkëshortin në shtëpinë e tij në Mira, i cili mund të jetë i përfshirë në ngjarje. Raportohet se një thikë dhe një pistoletë u gjetën brenda shtëpisë në via Leopardi.