Numri i viktimave civile të cilët gjetën vdekjen nga sulmet e pareshtura izraelite ka prekur një shifër të lartë, shkruan Fol Drejt.
Sipas Al Jazeera-s deri më tani bëhet fjalë për 7000 civilë të vdekur, e prej tyre 3000 fëmijë.
Një reporter palestinez i Al Jazeeras ka thënë se edhe mënyra e raportimit është vështirësuar. Ai ka thënë se këto ditë e ka pasur të pamundur ta vizitojë vajzën e tij të vogël dhe gruan shtatzënë.
Bilanci i tragjedisë, ndërkaq, ka marr përmasat e një gjenocidi lufte. Rreth 45 për qind e njësive të banimit janë shkatërruar plotësisht dhe pjesërisht, thonë burimet zyrtare.
Rreth 219 objekte arsimore u goditën, duke përfshirë të paktën 29 shkolla të UNRWA.
Rreth 1.4 milionë njerëz në Gaza janë të zhvendosur brenda vendit.
Gjithsej 101 personel shëndetësor të vrarë nga sulmet izraelite, më shumë se 100 të plagosur.
Janë sulmuar 50 autoambulanca dhe gjysma e tyre janë jashtë shërbimit.
24 spitale u kërkuan të evakuohen në veri të Gazës.
Spitalet funksionojnë me më shumë se 150 për qind të kapacitetit të tyre.
Të paktën 130 të porsalindur të varur nga inkubatorët janë tani në rrezik të vdekjes për shkak të mungesës së energjisë elektrike.
Përafërsisht 166 lindje të pasigurta në ditë ndodhin në Gaza.
Shumë nga spitalet që operojnë nëpërmjet gjeneratorëve me naftë, janë në një situatë kritike, për shkak të mungesës së kësaj lënde.
Në shumë vende të botës ka pasur protesta deri edhe masive, të cilat për moto kanë pasur ndërprerjen e menjëhershme të gjakderdhjes./FolDrejt/