Një djalë tetë vjeçar nga Venezuela u vra pasi u qëllua aksidentalisht nga vëllai i tij 10-vjeçar ndërsa ishte vetëm në shtëpi në një kompleks apartamentesh të familjes së tyre në Hjuston.
Fëmija – familja e të cilit ishte shpërngulur nga Venezuela vetëm disa muaj më parë – ishte duke luajtur me vëllain e tij më të madh në dhomën e vetme të gjumit të shtëpisë kur arma shpërtheu, duke e goditur atë në pjesën e sipërme të gjoksit, raporton Daily Mail, transmeton Fol Drejt.
Sipas Click2Houston.com, vëllai 13-vjeçar i djemve ishte gjithashtu brenda banesës në momentin e të shtënave, por ai nuk u lëndua dhe thirri 911.
Sherifi i Qarkut Harris Ed Gonzalez konfirmoi se ‘situata tragjike’ ndodhi rreth orës 15:00 të së hënës në Bear Creek Apartments në bllokun 5500 të Timber Creek Place ndërsa prindërit nuk ishin në shtëpi./FolDrejt/