Policia në Oregon të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), ka njoftuar se një nënë ka qëlluar për vdekje dy fëmijët e saj 8, dhe 6 vjeç, në mes të një mosmarrëveshjeje të ashpër për kujdestarinë e tyre, transmeton Fol Drejt.
Sipas ABCNEWS ajo më pas ka vrarë edhe veten.
31 vjeçarja Ashley Palmer, sipas të dhënave të gjykatës, kishte kërkuar të paktën dy herë në mënyrë urgjente të merrte përsipër kujdestarinë e plotë të fëmijëve, duke konsideruar se ish partneri i saj, ishte i paqëndrueshëm dhe se mbante armë në shtëpi.
Ish-partneri i saj, Jenavie Palmer, kishte planifikuar të merrte fëmijët të martën, ditën kur u gjetën pa shenja jete tre trupat.
Ishte e qartë që Ashley Palmer pasi kishte vrarë fëmijët, kishte bërë vetëvrasje./FolDrejt/