Një krim familjar ka tronditur Gjermaninë në orët e hershme të së dielës, me ç’rast i ati ka goditur për vdekje të birin 6-vjeçar duke e masakruar me thikë.
Pas krimit të kryer, ka qenë vetë i ati që ka lajmëruar policinë dhe është dorëzuar. Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes ku edhe ka gjetur trupin pa shenja jete të 6-vjeçarit, shkruan Fol Drejt.
Sipas informacioneve të BILD, burri dyshohet se vuante nga probleme psikologjike, prandaj me kërkesën e prokurorit, është dërguar në një klinikë psikiatrike./FolDrejt/