Pesë persona kanë vdekur pasi një varkë që barte turistë u përmbys në Zelandën e Re.
Sipas dyshimeve nga policia, anija u përmbys pasi u përplas me një balenë.
11 persona ishin në bordin e varkës. Gjashtë persona u shpëtuan dhe pesë trupa u gjetën brenda anijes nga zhytësit.
Uji ishte i qetë në kohën e aksidentit dhe supozimi ishte se një balenë kishte goditur varkës nga poshtë, raporton Guardian.
Vendi është një destinacion popullor për shikimin e balenave. Një numër biznesesh ofrojnë udhëtime me varkë ose shëtitje me helikopter, në mënyrë që turistët të mund të shohin nga afër balenat, delfinët dhe krijesat e tjera të detit.