Një krim i tmerrshëm ka ndodhur në Alton, me ç’rast një i dyshuar është vënë nën arrest pasi që i preu kokën të dashurës 22 vjeçare, e cila njëkohësisht ishte gati 8 muajshe shtatzënë.
Deundrea S. Holloway, 22 vjeç, akuzohet se vrau Liese Dodd dhe foshnjën e palindur. Sipas dokumenteve të gjykatës, policia gjeti kokën e 22 vjeçares në një kosh jashtë banesës së saj, transmeton Fol Drejt.
Dodd, 22 vjeç, priste lindjen e vajzës së saj më 27 korrik, sipas regjistrit të saj në internet të foshnjave. Familja po planifikonte një baby shower në fund të këtij muaji. Lista e saj e dëshirave përfshinte një çarçaf krevati princeshe rozë. Ky do të ishte fëmija i saj i parë.
Dy orë pasi Dodd u gjet e vdekur, policia e Gillespie po hetonte një vjedhje biçiklete rreth 30 milje larg në qytetin e tyre të vogël me 3000 banorë. Pronari i biçikletës i dha policisë një përshkrim të burrit që po largohej me shpejtësi me biçikletën e vjedhur dhe policia e arrestoi Holloway bazuar në atë përshkrim.
Holloway nuk kishte gjak në rrobat e tij dhe asgjë që ngjallte dyshime për diçka më të keqe. Tashmë ai akuzohet për dy akuza për vrasje të shkallës së parë në vdekjen e Dodd dhe për vrasje me dashje të një fëmije të palindur./FolDrejt/