Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në magjistralen: Prishtinë – Podujevë, transmeton Fol Drejt.
Si rrjedhojë, një burrë dhe një grua kanë humbur jetën, kurse dy fëmijë kanë marrë lëndime trupore.
Sipas të dhënave të policisë, aksidenti ka ndodhur ndërmjet një veture me targa të huaja dhe një autobusi.
Ngjarja fatale ka ndodhur rreth pas orës 4 të mëngjesit.
Sh.S mashkull – 36 vjeç dhe M.S femër 35 vjeç, kanë vdekur pas plagëve të rënda të shkaktuara nga ky aksident. Dy fëmijët e mbijetuar, po ashtu janë dërguar për tretman mjekësor./FolDrejt/