Rreth 70% e sulmeve me ruse në Ukrainë kanë pasur si objektiv civilët. Të dhënat i ka bërë të ditura zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Oleksandr Motuzianyk.
“Sulmi tinëzar i djeshëm me raketa në qendër të një qyteti paqësor në Ukrainë është një tjetër provë e gjenocidit të Rusisë kundër Ukrainës. Kjo është shfarosja e ukrainasve si komb, kjo është një përpjekje për të thyer shpirtin e ukrainasve dhe për të ulur nivelin e rezistencës së tyre”, tha zëdhënësi, shkruan Ukrinform, transmeton Fol Drejt.
Ai vuri në dukje se vetëm 30% e sulmeve totale nga pushtuesit rusë kishin objektiva ushtarakë, ndërsa 70% e mbetur u shkaktuan qëllimisht në qytete paqësore.
Në mbështetje të kësaj, Motuzianyk kujtoi sulmet me raketa ruse në Mariupol, Zaporizhia, Mykolaiv dhe qytete të tjera. /FolDrejt/