Një aksident fatal ka ndodhur mesditën e sotme, me ç’rast ka mbetur i vdekur një person, transmeton Fol Drejt.
Aksidenti ka ndodhur në Lushnjë, transmeton Fol Drejt.
Siç raportohet, 48-vjeçari gjatë drejtimit të veturës së tij ka pësuar arrest kardiak dhe si rrjedhojë e kësaj ka humbur kontrollin duke e goditur një shtyllë elektrike.
Si pasojë e këtij aksidenti, ka mbetur i vdekur drejtuesi 48-vjeçar.
Grupi hetimor po merret me zbardhjen e rastit./FolDrejt/