Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Kretë, me ç’rast ka mbetur e vdekur një 45-vjeçare e ka marrë lëndime një 9-vjeçar.
Siç raportojnë mediat e vendit, kjo tragjedi ndodhi si pasojë e shembjes së një pjese të shkëmbit, i cili e zuri shtëpinë.
Prej këtij incidenti ka shpëtuar pa lëndime vetëm kryefamiljari 51-vjeçar i familjes.
Tutje thuhet se forcat zjarrfikëse dhe ekipet e shpëtimit punuan gjithë natën për ta nxjerrë nga rrënojat fëmijën./FolDrejt/