Një tragjedi është raportuar të ketë ndodhur mbrëmjen e së martës në Turqi, me ç’rast kanë humbur jetën 9 anëtarë të familjes.
Sipas policisë, viktima janë nënë, bashkë me gjashtë fëmijët e saj dhe dy nipërit, e që jetonin përkohësisht në apartamentin që u dogj.
Siç raportojnë mediat turke, babai i fëmijëve ishte jashtë shtëpisë momentin e zjarrit, mirëpo mori lëndime teksa po përpiqej t’i shpëtonte familjarët.
Kryebashkiaku i Bursës, Alinur Aktaş, ka bërë me dije se fëmijët që vdiqën nga zjarri ishin nga mosha një deri në njëmbëdhjetë vjeç.
“Ata ndoshta ishin duke fjetur në momentin e zjarrit sepse nuk janë vonuar të kuptojnë se në shtëpi kishte zjarr. Shumica prej tyre u gjetën në krevat,” është shprehur ai./FolDrejt/
https://twitter.com/gchahal/status/1590227492165779457