Regjisori i filmave Inception, Memento e Dark Knight, ka gati për shfaqje filmin e tij më të ri, Tenet.
Christopher Nolan, një nga përkrahësit më të mëdhenj nga Hollivudit të përvojës teatrale, është regjisori i fundit për të parë filmin e tij të marrë trajtimin Fortnite.
Traileri i fundit për filmin e tij të ardhshëm, Tenet, debutoi në Fortnite të enjten, përcjell Express.
Edhe pse dihet shumë pak për filmin, Tenet përshkruhet si një film i vendosur brenda botës së spiunazhit ndërkombëtar, dhe traileri i parë e materiali i marketingut për filmin ka luajtur një koncept në të cilin koha ecën përpara dhe prapa – prandaj edhe titulli është një palindromë.
Në trailer shfaqet në personazhi kryesor, ai i John David Washington ndërsa mëson të prish kohën, me kunjat e botës dhe të ardhmen në duart e tij.
Nolan njihet për temat e thella e psikologjike në filmat e tij, të cilat i filloi me filmin ‘Memento’, ku e gjithë ngjarja tregohet nga fundi tek fillimi, për të vazhduar më pas me ‘Inception’, ku personazhi kryesor mund të ndikojë në mendjen e njerëzve duke hyrë në ëndrrat e tyre.
‘Tenet’ duket të jetë filmi i radhës i këtij lloji dhe fansat mezi presin ta shohin në kinema.
Në trailer mungon një datë specifike e fillimit të shfaqjes së filmit, por ai është planifikuar të fillojë shfaqjet më 17 korrik, sipas materialit të marketingut që u postua në Twitter, pas publikimit të trailerit.
Ky pritet të jetë filmi i parë që do të shfaqet në kinematë botërore në kohë të pandemisë./Gazeta Express/